Shënon nga pika e bardhë, Bale i dhuron barazimin Uells-it

21/11/2022 22:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Uells do të zhvillojnë ndeshjen e raundit të parë të fazës së grupeve, për Grupin B, në Katar 2022.

Trajnerët Berhalter dhe Page kanë vendosur formacionet zyrtare si do e nisin këtë sfidë. Bale do e nisë këtë sfidë që nga minuta e parë.

Kupa e Botës Katar 2022

SHBA-Uells (1-1)

82′-Bale merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke i dhuruar barazimin Uellsit. 

80′-Pas një ndërhyrje të gabuar nga Zimmerman ndaj Bale, Uellsi fiton penallti.

36’- SHBA kalon në avantazh. Amerikanët dominuan, krijuan dhe tani gjejnë rrugën e rrjetës me sulmuesin e Weah, i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Pulisic.

09′-SHBA-të “flirtojnë” me golin, por ndalen nga Hennessey../Super Sport

Top Channel