Ngjarja që ndodhi në Bogë, ku babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj humbën jetët pasi i mori përpara uji pas përmbytjeve në Shkodër, ka tronditur të gjithë.
Së fundmi klubi i Vllaznisë bën me dije se Jason ishte pjesë e akademisë së tyre, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.
“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”..
KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Jason!”, shkruan Vllaznia./ Super Sport
Top Channel