Botërori i Katarit ngriti zyrtarisht siparin e tij, në një prej stadiumeve me teknologjinë më të lartë, Al Bayt, 60 mijë persona ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij kompeticioni, një ceremoni që zgjatiu 30 minuta por që ishte një spektakël i vërtetë

Gjithçka nisi me numërimin mbrapsht për të vijuar me recitimin mahnitës të aktorit të madh hollivudian, Morgan Freeman

Rreth 800 balerinë të 15 kombësivë të ndryshme u bënë pjesë të kësaj ceremonie vërtet shumë të bukur teksa vallëzuan në ritmet e këngëve më të suksesshme në historinë e botërorëve që kanë mbetur në kujtesën e personave në mbarë botën, ndërkohë  që u valëvitën edhe flamujt e kombëtareve pjesëmarrëse. një tjetër moment fantastik ishte edhe parada e maskotave të të gjithë edicioneve të kupës së Botës që i paraprinë prezantimit të maskotës së Botërorit të katarit La’eeb.

Ndonëse një pjesë e mirë e yjeve të muzikës refuzuan të performonin në këtë ceremoni, atmosfera në Al Bayt u ndez gjithsesi dhe protagonist u bë solisti i bandës koreanojugore, BTS Jungkook.

Ceremonia e hapjes së këtij botërori u mbyll me fjalimin e emirit të vendit, Sheikut Tamim Bin Hamad Al-Thani që uroi mirëseardhjen Kupës së Botës duke shtuar se 28 ditët e ardhshme do të jenë një festë e vërtetë, dhe kjo festë nisi me sfidën mes Katarit dhe Ekuadorit

 

 

Top Channel