Një ngjarje e rëndë e ndodhur në gusht të këtij viti ku një vajzë keniane ra pre e një sulmi fizik në Tiranë është ende e mbuluar me mister.
Ishte shoqja e saj e dhomës e cila denoncoi zhdukjen e 22-vjeçares, ndërsa ajo u gjend në orët e para të mëngjesit poshtë pallatit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja është referuar në prokurori për veprën penale ‘plagosje të rëndë me dashje’.
Ekspertiza mjekoligjore ka nxjerrë në përfundimin se dëmtimet në trupin e të resë kanë ardhur për shkak të rënies nga lartësia.
Ndërkohë po hetohet nëse atë e kanë shtyrë nga lartësia, por policia nuk ka mundur dot ta identifikojë autorin.
Janë pyetur punonjës tek kazinoja ku punonte 22 vjeçarja si dhe rrethi i saj miqësor.
Policia është në pritje të disa akteve nga policia shkencore për të thelluar hetimet si edhe të marrë një dëshmi nga vetë e dëmtuara.
Top Channel