Incidenti / Reja ndalohet nga policia: Nga një “paeja” për policët spanjollë

09/11/2022 22:58

Një incident i ndodhi trajnerit të Kombëtares Edi Reja, i cili u bllokua për disa minuta nga policia e kufirit, sepse karta e tij italiane e identitetit ishte dëmtuar.

Trajnerit italian iu desh 20 minuta pritje për të mundësuar kalimin në avion me policinë e cila kreu procedurat e nevojshme.

Sipas protokollit, policët nuk lanë askënd nga ekipi apo delegacioni të qëndronte me trajnerin.

Sipas gazetarit të Top Channel, Endi Tufa, kur kaluan mbi 10 minuta që nuk po e linin Rejan, pas kabinave të policëve u mblodhën disa persona të delegacionit dhe ekipit kombëtar që kur trajneri kaloi, ia lëshuan një “ole” të madhe në grup.

Ndërkohë, nuk munguan as batutat teksa një police grua doli nga kabina dhe iu drejtua grupit duke qeshur “duhet të na falënderoni” dhe grupi ia ktheu muchos gracias.

Ndërkohë vetë trajneri Reja në diskutim e sipër tregon: “I ofrova të gjithë policëve nga një “paeja” (gatim tradicional spanjoll) në vizitën e ardhshme në Spanjë.

Më pas ai së bashku me lojtarët e stafin u nisën drejt Tiranës ku të dielën do të fillojë grumbullimin për ndeshjen me Italinë dhe Armeninë, respektivisht më 16 dhe 19 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel