PSG-Bayern Munchen është çifti më i fortë i raundit të 1/8-ve Champions League. Goglat vendosën përballë dy skuadrat që luajtën mes tyre në finalen e vitit 2020, që u fitua 1-0 nga bavarezët gjermanë.
Kampionët e Francës do të kërkojnë hakmarrjen, por misioni i djemve të Galtier do të jetë shumë i vështirë. Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic komentoi shortin ndaj skuadrës franceze, ku ndër të tjera tha:
“Short i veçantë, të luash ndaj PSG-së është gjithmonë e vështirë. Do të luajmë për t’u kualifikuar si gjithmonë, të shohim se çfarë do të prodhojë fusha e lojës.
Më vjen keq që u eliminua Juventusi, pasi kam luajtur me këtë ekip. Mendoj se bardhezinjtë mund të fitojnë Europa League. Merkato? Gjithçka do të varet nga Botërori i Katarit dhe dëmtimet e lojtarëve.
Shpresojmë që të gjithë të lënduarit të na kthehen sa më shpejt të shëndetshëm, pasi nuk duam të veprojmë fare në merkaton e dimrit”, deklaroi drejtuesi boshnjak i rekordmenëve të futbollit gjerman.
Top Channel