Fiqiri Sinani, nga fshati Tërbuf i Lushnjës, është shpallur fitues i një kontrate me vlerë 350 mijë nga fondet e IPARD, për ndërtimin e një sere që do të kushtonte 450 mijë euro.

Por pikërisht kjo kontratë është kthyer në “rrënimin” e tij. Pasi kishte punuar për disa vite jashtë, ai aplikoi më 2018-ën për fondet e IPARD, me shpresën se këtu në tokat e tij do të mund të ngrinte një serë moderne.

Por asjë prej katër bankave të nivelit të dytë, me të cilat ka marrëdhënie AZHBR, nuk ia lëvruan kredinë me pretendimin se ishte covid dhe ai uk kishte para mënjanë.

Me kontratën në dorë unë shkova tek bankat, por asnjëra prej tyre nuk ma miratoi kredinë pasi kërkonin që unë të kisha 200 mln lekë. Ku ti gjej unë kaq shumë para”, u shpreh fermeri, Fiqiri Sinani.

Në këtë situatë ai ka kërkuar shtryje kontrate për 6 muaj, por ai akuzon ministren e Bujqsëisë Frida Krifca se si is- drejtoreshë e AZHBR-së ajo qëndron pas një skeme të madhe abuzimi më këto kredi.

Sapo shkoja unë ata telefonin AZHBR ministrinë dhe ato i thonin se kontrata nuk ishte fryrë, pra kostoja ishte reale e unë nuk isha njeri i tyre që do tu jepja pjesën e vet” u shpreh fermeri, Fiqiri Sinani

As në shtyrjen e dytë të kontratës ai nuk ka mundur të përfitojë kredinë, duke I djegur përfundimisht fondit prej 350 mijë euro që përfitoi nga IPARD. Shkak u bë një episod shëndetësor i të birit dhe ai nuk e vonoi me 7 ditë kërkesën për shtyrje të kontratës.

Megjithëse e kisha të dokumentuar sëmundjen e djalit, nuk ma miratuan kërkesën për shtyrje të kontratës. Më thanë që nuk duhet të kisha kërkuar shtyrje të kontratës por rivendosje në afat. E nga ti di unë këto gjëra? As gjykata nuk më dha të drejtë”, u shpreh fermeri, Fiqiri Sinani

Për të plotësuar dosjen e IPARD duhet një listë e gjatë prej 45-50 dokumentesh. Vetë programi njeh 12% të shpenzimeve si kosto plotësuese ku përfshihen edhe kostot e konsulencës, pasi është e pamundur që një njeri i vetëm ta plotësojë të gjithë dosjen.

Ekspertët thonë se pavarësisht se pranë bankave ka një fond garancie që shërben për të rritur pëlqyeshmërinë e tyre për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, ngelet në dëshirën e bankave nëse do ta mbështesin apo jo, pavarësisht nëseke fituar një kontratë nga ipard apo jo. ndryshe nga premtimi i institucioneve, kontarta e IPARD nuk të bën automatiksht përfitues të kredisë.

Ne kemi shumë raste ku bankat nuk kanë bërë kreditimin dhe aplikantë të caktuar pavarësisht se kanë marrë kontratën nga AZHBR e kanë pasur të pamundur të bëjnë ivestimin dhe janë tërhequr. Veçanërisht ato kompani që kanë qenë start-up bankat. Nuk ka pasur jë dashamirësi nga bankat e nivelit të dytë për të mbështetur bujqësinë”, u shpreh Dojnaldo Hoxha, Industria e Përpunimit të Qumështit

I rrënuar financiarisht dhe i zhgënjyer Fiqiriu thotë se nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij. Ai është ankuar pranë zyrës së BE-së në Tiranë dhe këmbëngul se do ti shkojë kësaj çështje deri në fund.

Kam harxhuar 80 mijë euro deri më tani, më kërkonin një mal me dokumente edhe pse unë isha shpallur fitues… cfarë nuk kanë bërë, por unë nuk heq dorë. Bëhet fjalë për jetën time dhe të fëmijëve të mi”, u shpreh fermeri, Fiqiri Sinani.

Me 10 ha tokë në mes të fushave pjellore të Tërbufit, ai thotë se kjo zonë prej vitesh është braktisur krejtësisht dhe prej vitesh vuajnë thatësirë. Kanalet kulluese janë bllokuar dhe pavarësisht milionave që kanë marrë bashkia e Lushnjës dhe e Divjakës për kanalet vaditëse, ata e sigurojnë ujin për tokat e tyre nëpërmjet puseve.

Mua nuk më duhet kush shkon në burg, mua më duhet ujë për të vaditur tokën. Dhe e prej vitesh nuk kemi asnjë pikë ujë”, u shpreh fermeri, Fiqiri Sinani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA