Gjykata caktoi masat për protestuesit, flasin avokatët: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrja, kemi kallëzuar dhunën e policisë në SPAK Një nga takimet e para të ambasadores së re të Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka qenë me drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.
Ambasadorja e BE-së, e cila e ka marrë detyrën vetëm pak ditë më parë, bëri të qartë pas takimit me kreun e prokurorisë së posaçme se institucioni i drejtësisë do të vijojë të ketë mbështetjen europiane në përballje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Moreira de Sousa e cilësoi punën e SPAK të rëndësishme për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
“Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”
Sipas Ambasadores, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar lidhet drejtpërdrejt edhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Top Channel