Festë te Flamengo dhe lot tek Athletico Pararaense. Dy skuadrat braziliane u përballën në finalen e Kupës Libertadores që u zhvillua në Guayaquil të Ekuadorit.
Sfida përfundoi 1-0 për Flamengon, që festoi pas golit të Gabriel Barbosës në minutat shtesë të pjesës së parë (45+4’).
Sulmuesi i Interit përfitoi një asist të bukur nga Everton Ribeiro dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve “Mengao”. Pak minuta më parë (43’), Athletico Pararaense mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pedro Henrique (dy të verdhë).
I kuqi dhe goli i pësuar ia vështirësuan misionin skuadrës së Luis Felipe Scolarit, që duhet të presë ende për të shijuar suksesin e parë në Libertadores, trofe që u fitua për herë të dytë në katër vitet e fundit nga Flamengo (trofeu i tretë në histori).
Djemtë e Dorival Silvestre Junior vendosën një rekord të veçantë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit latin, pasi janë bërë skuadra e parë që ia del të fitojë trofeun duke fituar çdo ndeshje që prej raundit të 1/8-ve.
Natw magjike edhe për Gabriel Barbosën. Ish-sulmuesi i Interit i dhuroi një tjetër Libertadores skuadrës historike nga Rio de Janeiro. Në vitin 2019 vendosi finalen dramatike ndaj River Plate me dygolëshin e tij, ndërkohë që realizoi edhe në finalen e vitit të kaluar të vetmin gol të Flamengos në humbjen 2-1 ndaj Palmeiras.
Top Channel