Holanda eliminohet, Ibrahimovic nuk e kursen Koeman: I papërshtatshëm, dukej si një trajner italian
Magjistari ganez Nana Kwaku Bonsam, i cili bëri bujë në rrjet për “mallkimin” e tij të supozuar ndaj Harry Kane, është rikthyer me një tjetër parashikim të madh.
Pretendimi i tij mori vëmendje të gjerë pasi kapiteni i Anglisë nuk arriti të shënonte kundër Ganës, përpara se “magjia” të hiqej dhe Kane të gjente më pas rrjetën kundër Panamasë. Tani, Bonsam ka deklaruar se Kepi i Gjelbër do të tronditë botën duke eliminuar Argjentinën e Lionel Messit në fazën e 1/16-ave të këtij Kampionati Botëror. “Kepi i Gjelbër do të eliminojë kampionët në fuqi të botës, Argjentinën,” është shprehur ai me bindje.
Por ai nuk është ndalur me kaq. Sipas magjistarit ganez, “plani astral” e ka marrë tashmë vendimin përfundimtar se kush do të jetë fituesi i këtij Botërori, dhe bëhet fjalë për Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim mbinatyror do të vërtetohet në fushën e blertë, duke i dhënë fund rrugëtimit të Messit dhe duke kurorëzuar Ronaldon me trofeun.
Top Channel