Ylli i Anglisë me “bodyguard” në Botëror: Më mbron në fushë, ne plotësojmë njëri-tjetrin!

27/10/2022 10:06

Jude Bellingham po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund, ndërsa pritet të jetë edhe një nga yjet më të shndritshëm në Botërorin e Katarit teksa trajneri Gareth Southgate është i gatshëm t’i besojë 19-vjeçarit një rol prej protagonisti.

Së fundmi, Bellingham shprehet se partneriteti në kombëtare me Declan Rice, i jep më shumë siguri dhe mundësi për të luajtur me topin, ashtu siç ai preferon. Mesfushori shprehet se Rice e mbron atë, ndërsa shton se për momentin ende nuk i kanë nisur “ethet” e Botërorit.

“Unë e admiroj shumë Declan Rice, është një lojtar i madh. Thjesht është shumë i mirë në rolin e tij, padyshim një nga më të mirët. Kam luajtur me të disa herë në kombëtare dhe është një kënaqësi. Më lejon dhe më jep hapësirë që unë të bëj atë që dua me topin, më pëlqen të shkoj para në sulm dhe të depërtoj në zonë. Rice ma lejon këtë, ai më mbron në fushë. Mendoj se e plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin.

Por, me gjithë sinqeritet iu them se ende nuk po mendoj për Botërorin. Për momentin mbetem i fokusuar vetëm te Borussia Dortmund. E di shumë mirë se brenda pak javëve do të jem duke luajtur në Kupën e Botës, por besoj se kur të vijë momenti do të nisin edhe ato emocionet e para. Ajo që dua të theksoj është se edhe në fushë nuk po shmangem për t’u mbrojtur nga ndonjë dëmtim, kam një punë për të bërë dhe do të jap më të mirën në fushë”, tha Bellingham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA