Lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, por kjo nuk e pengon Gjermaninë të dalë sot me një propozim të ngjashëm me atë që Amerika bëri dekada më parë pas Luftës së Dytë Botërore: Programin e rindërtimit të Europës, të njohur si plani Marshall.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një “plan të ngjashëm ndërkombëtar të shekullit 21” për rindërtimin e Ukrainës.

Kemi të bëjmë me një “detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani”, shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimbëkëmbet shpejt.

” Ukrainës i duhet një perspektivë, që të mund të rimëkëmbet ekonomikisht pas fundit të luftës. Me Planin Marshall SHBA në vitet 1948 dhe 1952 me miliarda dollarë financuan rindërtimin e Gjermanisë dhe të shteteve të tjera të Europës, që ishte asokohe e shkatërruar dhe në prag të urisë, për shkak të luftës disa vjeçare për të ndalur forcat naziste të Adolf Hitlerit që të pushtonin kontinentin.

Sipas Scholz dhe von der Leyen, sot, rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian. Ekonomia gjermane ia ka nisur sakaq planet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Me nxitjen e Komisionit për Lindjen të Ekonomisë Gjermane, 50 ekspertë kanë përpiluar një dokument me propozime të detajuara dhe oferta.

Në dosjen “Rebuild Ukraine” sipas RND rekomandohet, që për rindërtimin të marrin pjesë vendet europiane dhe BE duke emëruar përkatësisht një koordinator të nivelit të lartë për Ukrainën, që duhet të krijojë një këshill i cili me qeverinë ukrainase do të konsultohej për nevojat aktuale dhe projektet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA