Ten Hag i lumtur me pikën ndaj Chelsea-t: Diktuam lojën, por duhet të përmirësojmë shënjestër!

23/10/2022 11:24

Chelsea dhe Manchester United u ndanë në një barazim 1-1 në Stamford Bridge teksa për mënyrën si shkoi ndeshja me “Djajtë e Kuq” që e panë veten në disavantazh në minutën e 85-të të sfidës, trajneri Erik ten Hag theksoi se duhet të mjaftohen edhe me një pikë.

Holandezi vlerësoi shpirtin e skuadrës për të luftuar deri në fund dhe mentalitetin për të mos u dorëzuar kurrë ndërsa shtoi se skuadra duhet t’i shfrytëzoj më mirë mundësitë e paraqitura.

“Duhet të komplimentoj skuadrën, luftuan dhe kjo ishte ndeshja e katërt në 10 ditët e fundit. Ngarkesa ka qenë tepër e lartë, por më vjen mirë që në fushë dallohet shpirti i ekipit dhe më pëlqen si reagojnë kur janë në vështirësi.

Në pjesën e parë, Rashford kishte dy mundësi të mira, Antony po ashtu. Duhet të shënojmë sepse në ndeshje të mëdha, tre raste të pastra janë shumë dhe duhen shfrytëzuar me patjetër.

Ne diktuam lojën dhe unë jam i lumtur me këtë. Pastaj nëse pëson një gol në minutat e fundit, bëhet shumë e vështirë për të reaguar. Në pjesën e dytë nuk krijuam shumë raste, por edhe Chelsea nuk bëri më mirë në këtë aspekt. Mendoj se është një rezultat i drejtë dhe unë do të isha i zhgënjyer nëse do të dilnim pa pikë sepse nuk e meritonim një fund të tillë. Në fund, ishte një ndeshje e fortë dhe ne kthehemi në shtëpi me një pikë”, theksoi Erik ten Hag./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA