Lejuan ndërtime pa leje/ Pezullohen nga detyra katër punonjës të bashkisë Lushnjë

18/10/2022 13:50
Foto ilustruese

Katër punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Lushnjës janë pezulluar për shpërdorim detyre.

Gjatë  operacionit të koduar “Building”, si rezultat i hetimeve proaktive në bazë të referimeve nga Komisariati i Policisë Lushnjë, me objekt ndërtimet e paligjshme.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, e cila ka caktuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje” për I. B., 62 vjeç, Xh. Z., 60 vjeç, K. S., 63 vjeç dhe Gj. M., 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.

Ata gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të personave që kanë ndërtuar pa leje.

”Si rezultat i një hetimi proaktiv, disamujor, të referuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë, nën drejtimin e Prokurorisë së Lushnjës, u finalizua operacioni policor i koduar “Building”, në kuadër të të cilit u zbatua urdhri i prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 17.10.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila ka caktuar masa sigurimi, për punonjës dhe ish-punonjës të IMTV-së së bashkisë Lushnjë, konkretisht për shtetasit: I. B., 62 vjeç, Xh. Z., 60 vjeç, K. S., 63 vjeç dhe Gj. M., 66 vjeç, të katërt banues në Lushnjë. Gjykata ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Këta shtetas, gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA