Praktikisht, miliona dokumente të ngarkuara në databzën e platformës së shërbimeve qeveritare janë në duar të hakerave.

Gjithçka është kopjuar me qetësi për muaj me radhë. Askush nga ekspertët e sigurisë kibernetike shqiptare nuk ka konstatuar se ishim nën sulm. Microsoft vlerëson se një aktor i veçantë i sponsorizuar nga shteti iranian ka nxjerrë informacione sensitive që ishin eksfiltruar shumë muaj më parë. Uebfaqe të ndryshme dhe media sociale u përdorën për të nxjerrë këtë informacion.

“Një rrezikshmëri që nga përmasat që u përdor ndaj sistemit të Shqipërisë, është sulm. Që në kohët modern nuk bëhet me armë por bëhet nëpërmjet goditjes së të dhënave, të informacioneve, sekreteve të një shteti të cilët tentohen në rastin konkret për tu shkatërruar maximum dhe minimum që ti marrin ti përvetësojnë, ti përdorin kundër shtetit që sulmohet dhe të krijojnë situata me të vërtetë lufte” u shpreh Shkëlqin Hajdari, ish prokuror

Microsoft vlerësoi se aktorët e përfshirë në marrjen e aksesit fillestar dhe ekfiltrimit të të dhënave në sulm janë të lidhur me grupin e famshëm të hakerave EUROPIUM. Fjala është për një grup të lidhur ngushtë me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit. Nëse i referohemi raportit të Microsoft, aty ndërtohet një skemë tregohet lidhja e shkurtër e EUROPIUM me regjimin iranian.

“Rasti i fundit ishte sulm po themi i nivelit ushtarak, pasi hapësira u ishte adresuar ky sulm është pjesë e e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe është njësoj si hapësirat e tjera, detare, ajrore, tokësore” u shpreh eksperti për sigurinë kombëtare, Xhavit Shala

“Kemi qenë përpara skenareve më të frikshme që mund të jemi përballur ndonjëherë. Nga manualet e sulmeve kibernetike janë tre nivele sulmesh, sulme të thjeshta, të pastrukturuara, të strukturuara dhe janë sulmet e koordinuara. Ne kemi hasur dhe jemi përplasur me nivelin më të lartë të sulmeve ndonjëherë në Evropë” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Provat e mbledhura treguan se aktorët e sulmit vepruan nga jashtë Shqipërisë. Prokuroria do të zbulonte se ishin konstatuar IP nga Britania, Kina dhe Rusia.

“Mesazhet, koha dhe përzgjedhja e objektivave të sulmeve kibernetike forcuan besimin tonë se sulmuesit po vepronin në emër të qeverisë iraniane. Mesazhet dhe përzgjedhja e objektivit tregojnë se Teherani ka të ngjarë të përdorë sulmet si hakmarrje për sulmet kibernetike që Irani percepton se janë kryer nga Izraeli dhe Mujahedin-e Khalq, një grup disident iranian me bazë kryesisht në Shqipëri që kërkon të përmbysë Republikën Islamike të Iranit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA