Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të kujdesemi që të përdoret për të mirën e njerëzimit
Udhëheqësi kinez Xi Jinping sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të pritet nga presidenti amerikan, Donald Trump për një vizitë shtetërore.
Ata do të zhvillojnë një takim dypalësh këtë pasdite dhe një darkë shtetërore.
Presidenti Donald Trump tha enjten se udhëheqësi kinez Xi Jinping do ta shoqërojë atë në Arkivin Kombëtar të premten, ku do të shohin dokumente historike, përfshirë Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA-së.
President Donald J. Trump and First Lady Melania Trump greet Xi Jinping, President of The People’s Republic of China, and Madame Peng Liyuan to the White House for their official state visit. pic.twitter.com/4Nw0NP96Zx
— The White House (@WhiteHouse) September 24, 2026
“Presidenti Xi dhe zonja Peng mbërrijnë në një moment të rëndësishëm për Amerikën: 250-vjetorin e themelimit tonë”, tha ai në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.
“Nesër, do të vizitojmë Arkivin Kombëtar për të parë disa nga thesaret më të mëdha të asaj historie krenare”, shtoi ai.
Trump shtoi se grupi do të shohë gjithashtu objekte të shkëmbimeve kulturore të kaluara midis Kinës dhe SHBA-së, duke i quajtur ato një dëshmi të “marrëdhënies së gjatë dhe të çmuar të diçkaje që është vërtet kaq e pabesueshme”.
“Ashtu si paraardhësit tanë kaluan oqeanin shekuj më parë për të tregtuar, për të mësuar dhe për të ndërtuar një botë më të mirë, dy vendet tona bëjnë vërtet të njëjtën gjë, dhe ne jemi shumë krenarë për këtë dhe për marrëdhënien”, tha ai.
Top Channel