Vendi i ngjarjes

Një sherr i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Leytonstone në lindje të Londrës i ka marrë jetën një 27-vjeçari shqiptar.

Mediat vendase bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar si Lumturi Zeqja, i cili ndërroi jetë pas një përleshjeje pranë një stacioni metroje mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00.

Ishin kalimtarë të rastit ata që telefonuan policinë për sherrin e ndodhur, ndërsa pas mbërritjes së efektivëve shqiptari kishte mbetur i vdekur në vend dhe një tjetër u gjend i plagosur dhe ndodhet në spital.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Asnjë arrestim nuk është bërë për personat përgjegjës, ndërsa policia tha se ka disa pista të ndryshme ku po shtrihen hetimet.

“Po vijojmë hetimet me shpejtësi dhe po ndjekim një sërë pistash. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe vendosja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij”- tha Inspektori i detektivit Adam Callaghan.

Familja e viktimës është informuar dhe do të bëhet ekspertiza pas vdekjes. Oficerët e mjekësisë ligjore ishin sot në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave, të cilat do ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA