LIVE/ Dita e 11-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin Skënderbej, pritet marshim dhe stacionim te Kryeministria
Një aksident është shënuar këtë të dielë në Maliq, ku një automjet dhe një biçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel