Tre vdekur në Klos/ Babë e bir vriten nga konflikti mes fiseve, 2 të tjerë plagosen. Vetëvritet autori

12/10/2022 14:15
Pamje nga vendngjarja

Tre të vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci i tragjedisë në Klos, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit.

Mësohet se konflikti mes fiseve, ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku për pasojë kanë humbur jetën Ilir dhe Kenado Shira, përkatësisht, 44 dhe 17 vjec. Mësohet se si pasojë e plagëve.

I mituri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa babai I tij vetëm pak minuta më vonë, ndërsa transportohej për në spital.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona, të identifikuar si Renato Hasula dhe Eglantin Hasula, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Lidhur me ngjarjen policia tha se autori, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë, ndërsa janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.

Ngjarja e rëndë, në kufijtë e një masakre, ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.

Viktimat
Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur
Renato Hasula
Eglant Hasula

Të arrestuar
Fatmir Mjeshtri
Besnik Mjeshtri

FOTO GALERI
2/10
Pamje nga vendngjarja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA