Ftesë në 5/ “Missi të dha karrigën”, Eduart Dedaj i përgjigjet Ina Dajçit dhe Albanës: Ke moderatore sporti që s’ lidhin dy fjalë

11/10/2022 18:41

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon vijoi debati i djeshëm për konkurset e bukurisë.

Një prej organizuesve historikë të “Miss Universe Albania”, Eduart Dedaj iu bashkua programit duke theksuar se asgjë e tmerrshme nuk ndodh në prapaskenat e Miss-it

Më tej ai pohoi se ky event i ka dhënë zë dhe mundësi Ina Dajçit të jetë prezente në një studio televizive.

Në një përplasje tjetër me moderatoren Albana Bejko, e cila shprehu kategorikisht qëndrimin e saj kundër konkurseve të bukurisë, Edi tha:

“Ke edhe vajza në emisionet sportive që s’ lidhin dot dy fjalë, por kjo s’do të thotë që do mbyllen gjithë emisionet sportive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA