Tragjike në Poloni! Përmbyset varka me 14 persona, nxirren të pajetë një grua shtatzënë dhe dy turistë të tjerë

09/10/2022 18:02

Tre persona kanë humbur jetën pasi një varkë prej druri u përmbys në qytetin verior polak të Gdansk.

Zyrtarët deklaruan se varka mendohet të përmbysur për shkak të valëve të krijuara nga një rimorkiator aty pranë. Gjithsej në bord ishin katërmbëdhjetë persona, ndërsa deri më tani janë shënuar tre viktima.

Një 60-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy të tjerë humbën jetën më pas në spital. Sipas BBC në mes të viktimave ishte një grua shtatzënë, por ende nuk janë dhënë më shumë detaje.

Kjo foto e pasojave u publikua nga shërbimi zjarrfikës i Gdansk

Më shumë se 20 zjarrfikës, njësi kërkim-shpëtimi dhe roje kufitare u përfshinë në operacionin për gjetjen e personave të tjerë. Kryetarja e bashkisë së Gdanskut, Aleksandra Dulkiewicz e përshkroi incidentin si një “tragjedi të madhe”.

Varkat si ajo që u përmbys janë zakonisht rreth nëntë metra të gjata dhe mund të marrin deri në 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Ato janë kopje të një anijeje polake të njohur në shekullin e 18-të e përdorur për transportimin e mallrave poshtë lumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA