28/12 17:06
Sampdoria shkarkoi Marco Giampaolon pas humbjes shtëpiake ndaj Monzës.
Ekipi dorian renditet në vendin e fundit në Serie A, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar teknikun e ri.
Ai është Dejan Stankovic, ish-mesfushori i njohur, i cili gjatë karrierës si futbollist u aktivizua me skuadra si Interi, Lazio dhe Crvena Zvezda.
44-vjeçari nga Beogradi ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit nëse arrihet objektivi mbijetesë.
Kjo do të jetë aventura e dytë si trajner për Stankovic, që nis në fundjavë me përballjen në transfertë ndaj skuadrës së Bolognas./ Super Sport
Top Channel