Granit Xhaka po kalon një formë fantastike me Arsenal, që prej kalim të tij në Premier League.
Mesfushori me origjinë shqiptare deri më tani është aktivizuar në të gjitha ndeshjet, si në Premier League, po ashtu edhe në Europa League dhe vetëm në sfidën ndaj Bournemouth është zëvëndësuar në minutën e 87-të.
Së fundmi Granit Xhaka ka fituar çmimin si lojtarit më i mirë i muajit shtator te ekipi i Arsenal, me 83 % të votave nga tifozët, duke lënë pas Jesus dhe Saka.
29-vjeçari është pjesë e Arsenal që prej vitit 2016 ndërsa një nisje të tillë Xhaka nuk e ka në asnjë sezon me klubin londinez. Mesfushori ka kaluar vështirësi të shumta, fillimisht humbi shiritin e kapiteni, u përball me zemërimin e tifozëvë, kurse tani ai ka kthyer përmbys çdo gjë, duke u shndërruar në liderin kryesor për Arsenal.
Deri më tani, Xhaka ka shënuar dy gola, kundër Leicester dhe Tottenham dhe gjithashtu ka dhuruar tre asist. Fitorja e fundit në derbi, ishte shumë e veçantë për shqiptarin, pasi për të ishte hera e parë që shënonte në derbin e Londrës së Veriut. Arsenal vazhdon në kryesoj në Premier League me 21 pikë, një më shumë se kampionët e Manchester City./ Super Sport
Top Channel