Ndërtimet pa leje/ Ministrja Ibrahimaj: Po vlerësohen asetet që do të konfiskohen në bazë të kostos së tregut

03/10/2022 11:34

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ditën e sotme, u shpreh se ka nisur vlerësimi i aseteve pa leje, të cilat do të vlerësohen me çmimin e tregut dhe jo me vlerën e tyre.

Sa i përket çmimit të naftës ajo u shpreh se ka besueshmëri dhe përgjegjësi të plotë tek bordi dhe se çmimi ndryshon në bazë të bursës që i referohet naftës së rafinuar dhe jo asaj bruto.

“Procesi për vlerësimin e aseteve që do të jenë subjekt I konfiskimit sapo ka filluar, kthimi nuk do të jetë në bazë të kostos por të vlerës së tregut.Ende nuk kemi një vlerësim të vlerës së tregut për subjektet që do të konfiskohen por do të bëhet në bazë të vlerës së tregut. Nuk kemi një dokument që na caktohen ndërtimet pa leje. Taksa e pasurisë, ne kemi vite që punojmë për hartimin e një projektligji të ri. Drafti ende nuk është I përfunduar, një nga propozimet është që pasuria të taksohet me vlerën e tregut. Kjo është arsyeja përse ligji po merr më shumë kohë. Sa I përket besueshmërisë së bordeve, ata kanë zbatuar aktin normative që e parashikon ndryshimin në çdo rast. Çmimi ndryshon në bazë të bursës që i referohet naftës bruto dhe jo të rafinuar.”

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA