Që nga momenti kur Manchester City u ble nga arabët qëllimi i vetëm ishte që ajo që të bëhej skuadra më gjigante dhe të kishte lojtarët më të mirë në botë.
Skuadra e “citizens” është tashmë një nga më të mirat në botë, por siç ndodh me çdo ekip të madh, yjet e tyre nuk qëndrojnë përgjithmonë aty.
Ndonëse është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Pep Guardiolën dhe një nga më të mirët në skuadër, Bernardo Silva dëshiron të largohet nga Manchester City. Portugezi dëshiron të ndryshojë destinacion dhe deri më tani ka kaluar dy merkato verore me tentativa të dështuara nga ana e tij për t’u larguar nga Anglia. Vera e 2023-shit do të jetë e treta dhe klubi dëshiron të përgatitet për një përpjekje të tretë për të ta ndaluar.
Sipas raportimeve nga mediet britanike, Manchester City tenton ta bindë Bernardo Silvën përmes Guardiolës, por lojtari duket se insiston të largohet nga Manchesteri pasi të përfundojë ky sezon.
Trajneri dhe mesfushori kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe përpjekjet e klubit për ta bindur përmes Guardiolës janë shumë të dukshme.
Duke parë dëshirën e madhe të 28-vjeçarit, kontrata e të cilit përfundon në 2025-ën, për t’u larguar, City mund ta lejojë diçka të tillë vetëm me një ofertë shumë të lartë. Barcelona, skuadra më e interesuar për të, deri më tani raportohet se nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare.
Kur nuk ka kaluar as një muaj nga mbyllja e merkatos së verës, City kërkon të zgjidhë çështjen e lojtarit portugez. Ata e dinë se ai do të përpiqet të largohet dhe tashmë kanë vendosur që t’i përcaktojnë edhe çmimin kartonit të tij.
Çmimi fillestar i vendosur nga Manchester City për mesfushorin, vlera e tregut të të cilit është rreth 70 milionë euro, është 89 milionë euro, megjithëse Kupa e Botës shfaqet si vitrinë e përsosur për një rritje të çmimit të tij përpara verës kur synohet të shitet.
Top Channel