Legjenda e surf-it Chris Davidson vdes pas përleshjes jashtë barit në Australi (fotot)

26/09/2022 17:32

Një ish-surf-ist profesionist ka vdekur pasi u godit me një grusht të vetëm jashtë një bari në Australi.

Chris Davidson u godit nga një tjetër burrë teksa raportohet se përplasi kokën në trotuar dhe humbi jetën në qytezën australiane të Mid-North Coast.

Davidson kishte qenë në skuadrën e surfit Rip Curl Search në vitet 1990-të, kur revista Tracks e përshkruante si “një nga më të talentuarit në botë”.

Në vitin 2010, ai renditej i 14 në botë.

Shërbimet emergjencës i thirrën të shtunën jashtë barit Sportsmans Way, pas njoftimit për një incident në hyrjen e ambjentit.

Policia tha se një burrë 45 vjeçar ishte qëlluar në fytyrë dhe ishte rrëzuar përtokë duke përplasur kokën në trotuar.

Ai u trajtuar nga mjekët e ambulancës dhe u dërgua në spitalin Kempsey, ku pak më vonë humbi jetën.

Një burrë 42-vjeçar u arrestua më vonë me akuza sulmi me pasojë vdekjen.

FOTO GALERI
1/3
Davidson kishte qenë parë skuadrën e surfit Rip Curl Search në vitet 1990-të, kur revista Tracks e përshkruante si “një nga më të talentuarit në botë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA