Një ish-surf-ist profesionist ka vdekur pasi u godit me një grusht të vetëm jashtë një bari në Australi.
Chris Davidson u godit nga një tjetër burrë teksa raportohet se përplasi kokën në trotuar dhe humbi jetën në qytezën australiane të Mid-North Coast.
Davidson kishte qenë në skuadrën e surfit Rip Curl Search në vitet 1990-të, kur revista Tracks e përshkruante si “një nga më të talentuarit në botë”.
Në vitin 2010, ai renditej i 14 në botë.
Shërbimet emergjencës i thirrën të shtunën jashtë barit Sportsmans Way, pas njoftimit për një incident në hyrjen e ambjentit.
Policia tha se një burrë 45 vjeçar ishte qëlluar në fytyrë dhe ishte rrëzuar përtokë duke përplasur kokën në trotuar.
Ai u trajtuar nga mjekët e ambulancës dhe u dërgua në spitalin Kempsey, ku pak më vonë humbi jetën.
Një burrë 42-vjeçar u arrestua më vonë me akuza sulmi me pasojë vdekjen.
Top Channel