Juve kërkon mbrojtësin e PSG-së për t’i shpëtuar krizës

26/09/2022 09:34

Juventus është aktualisht në një krizë të thellë rezultatesh, duke fituar vetëm një nga shtatë ndeshje të zhvilluara në Seria A. Kjo ka bërë që për momentin torinezët renditen në vendin e tetë.

Në një situatë të tillë në Itali po flitet për largimin e Allegrit dhe marrjen e drejtimit të stolit nga Conte.

Megjithatë tashmë mediet italiane raportojnë se Juve dëshiron të forcohet shpejt në pozicionin e mbrojtësit të majtë. Kandidati kryesor për këtë pozicion duket se është ish-ylli i Bayern, Juan Bernat!

Duke qenë se kontrata e Alex Sandro skadon në fund të sezonit, te Juve tashmë janë duke kërkuar një alternativë adekuate.

Bernat thuhet se është një nga kandidatët e duhur dhe Paris Saint-Germain pritet ta nxjerrë në shitje.

Palët kanë kontratë deri në 2025-ën megjithatë atje mbrojtësi nuk ka mundësi për të luajtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA