Grupi italiani makinave të luksit Ferrari ka zbuluar së fundmi detaje të modelit të ri Purosangue, i cili me përmasat e mëdha dhe fuqi në të katër rrotat ngjan me një makinë të modelit X5 edhe pse Ferrari asnjë herë nuk i referohet si një “fuoristradë”.

Por sido që të jetë emri i ri i modelit që do të thotë “gjak i pastër” kërkon të bëjë të mendojmë se mjeti nuk ka probleme me fuqinë, edhe pse gjithsesi duhet të mbetet “brenda rrugës” dhe jo jashtë saj, sipas prodhuesve.

Madhësia e motorit 6.5-litra e valvolat V12 mund të prodhojnë deri në 715 kuaj fuqi.

Fuqia motorike shkon në të katër rrotat me anë të kambios me tetë marshe, të cilat vijnë në formën e pedaleve në duar, në stil automjetesh të Formula 1.

Megjithë lartësinë e shtuar, mjeti mund të arrijnë shpejtësinë 0-100km/orë në 3.3 sekonda dhe më pas të arrijë deri në 300 km në orë.

Versioni i Ferrarit V12 është një nga motorët më të mirë të krijuar ndonjëherë, Purosangue.

Po të shtojmë dhe suspensionin e përshtatshëm, aerodinamikën dhe timonimin në të katër rrotat, atëherë Purosangue duhet të jetë mjaft e dashur për asfaltin, thonë konstruktorët në përshkrimin e tyre.

Brenda do të gjeni sedilje e dyer elektrike, të drejtueshme nga një pikë e vetme kontrolli.

Prapa tyre qëndron një bagazh nga më të mëdhenjtë që është parë ndonjëherë te Ferrari.

Çmimi është ende për t’u konfirmuar por pritet të nisë nga rreth 400 000 euro edhe pse shumë blerës duhet të shkojnë shumë më tej për listën e gjatë të opsioneve shtesë.

FOTO GALERI
4/5
Brenda do të gjeni sedilje e dyer elektrike, të drejtueshme nga një pikë e vetme kontrolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA