Ish-sulmuesi i Anglisë aksident me Mercedesin e tij me vlerë 130 mijë stërlina: Fat që askush nuk vdiq

12/09/2022 12:31

Futbollisti anglez, Andy Carroll, u përfshi në një aksident me makinë fundjavën e kaluar. Dëshmitarët thanë se ai mbeti “i tronditur dhe i trullosur” nga aksidenti.

Carroll u fotografua duke qëndruar përkrah Mercedesit të tij me vlerë 130 000 stërlina, i cili ishte përplasur me një Ford Fiesta, në zonën Romford të Londrës lindore, të shtunën pasdite.

“The Sun” raportoi se 33-vjeçari është parë shumë i tronditur, teksa po kontrollonte për gjendjen e pasagjerëve që udhëtonin me makinën tjetër.

Një foto e e aksidentit e shpërndarë në rrjetet sociale tregon dëme të mëdha në automjetin e ish-futbollistit të Agnlisë, aq sa një gome i mungonte.

Dëshmitarët thonë se sulmuesit i ishte bërë testi i alkoolit në vendngjarje, por nuk është arrestuar.

Një banor vendas tha se ishte fat që askush nuk ishte vrarë. “Ishte fat që askush nuk vdiq. Fiesta dhe Mercedesi u përplasën kokë më kokë. Ishte një aksident i frikshëm,” tha ai për “The Sun”.

Një tjetër dëshmitar tha: “Dëgjova zhurmën më të tmerrshme. Pashë Andy Carroll të dilte nga automjeti i tij. Ai po sillej vërdallë, i trullosur”.

Carroll aktualisht është pa klub, pasi u largua nga Ëest Bromëich Albion në fund të sezonit të kaluar. Sulmuesi mendohej se mund të bashkohej me Wolverhampton Ëanderers, por ata zgjodhën të nënshkruanin me Diego Costan.

Ish-sulmuesi i Newcastle thuhet se është në bisedime me Reading, ku ai kaloi gjysmën e parë të sezonit 2021-2022. Gjatë kohës së tij në Champions, Carroll shënoi dy gola në tetë paraqitje përpara se të largohej për t’u bashkuar me West Bromwich në janar.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA