Gazetarja zbulon komunikimin me hakerat në Telegram: Kanë 2 milionë numra shqiptarë dhe databaza të tjera, duan pagesa në Bitcoin

12/09/2022 21:46

Gazetarja Dorjana Bezat ka komunikuar nëpërmjet Telegramit me hakerat që kanë sulmuar sistemin TIMS në vendin tonë.

Në grupin e hapur në Telegram, ata publikojnë materiale me të dhënat që marrin nga qeveria shqiptare dhe jo vetëm.

Sipas Bezat, ata kanë në dorë një databazë më më shumë se 2 milionë numra celularë, kryesisht të kartave të regjistruara në Shqipëri.

Po ashtu, në datën 9 shtator, kanë shpërndarë një foto ku thonë se “kaosi do të bjerë mbi Tiranën”. Një ditë më vonë, në datën 10 shtator, ata kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja, në një lidhje live për “Top Story”, thotë se hakerat i kanë ofruar ta shesin databazën e të dhënave, por vetëm nëse pagesën e bën në Bitcoin.

Sipas tyre, këto sulme po i bëjnë për të nxjerrë në pah korrupsionin e qeverisë dhe komunikimin me gazetaren Dorjana Bezat e kanë ndërprerë pasi e akuzojnë se është gazetare pro qeverisë.

Sulmi kibernetik ndaj TIMS, sistemi ende i ngadaltë

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë, ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet.

Grupi i hakerave vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka akses të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka dedektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve te ndryshme.

Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA