Totti zbulon arsyet e divorcit me Ilary Blasin: Gjithçka kulmoi pranverën e vitit të kaluar

11/09/2022 10:12

Francesco Totti është rikthyer të flasë për divorcin me Ilary Blasin, pas një martese që zgjati plot 17 vite dhe të dy sollën në jetë tre fëmijë.

Ish-kapiteni legjendar i Romës mohoi zërat e ka tradhtuar Ilaryn, teksa zbuloi edhe arsyet e krizës mes çiftit, me situatët që degradoi dhe kulmoi me divorcin në fillim të kësaj vere.

“Është folur shumë për historinë tonë, por nuk isha unë i pari që tradhtova. Marrëdhënia jonë ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë kësaj kohe, por në 2016-ën, kur lashë futbollin, gjithçka po bëhej më e komplikuar. Të lija futbollin, ishte si një lloj vdekjeje për mua dhe e përjetova keq.

Marrëdhëniet mes meje dhe Ilary u komplikuan pranverën e kaluar, kur edhe i gjeta mesazhe komprpmentuese në telefon. Me Noemin (e dashura aktuale) ishim vetëm miq dhe marrëdhënia jonë u konsolidua vetëm pas divorcit me Ilary. Unë nuk do të replikoj më, pavarësisht fjalëve të ish-bashkëshortes time, pasi dua të mbroj fëmijët e mi. Është hera e fundit që flas për këtë temë”, deklaroi Totti.

Top Channel