Surpriza e madhe në Eurobasket, Italia eliminon MVP-në e NBA-së

11/09/2022 23:07

Në basketboll nuk mund të fitosh pa e studiuar mirë rivalin.

Italia e udhëhequr nga “vullkani” Gianmarco Pozzeco, e zbatoi me mjeshtëri planin e saj. Në momentin që Pozzecco u skualifikua për dy gabime teknike në minutën e 26-të, u kuptua që plani po shkonte mirë.

Serbia kishte shënuar 51 pikë në dy periodat e parë, por pa bërë rotacion. Italia e dinte se duhej të kishte durim dhe të priste momentin për t’u hedhur në sulm. E bëri këtë në fund të periodës së tretë, me një festival trepikëshash nga Spissu dhe Polonara.

Me Micic dhe Jokiç  duke gulçuar, perioda e katërt dhe e fundit rezultoi si shëtitje për Italinë./ Super Sport

Top Channel