Supergol i sulmuesit shqiptar, Istanbulspor merr një pikë në transfertë

11/09/2022 20:55

Një supergol i Valon Ethemit i jeo një pikë Istanbulsporit në transfertën ndaj Sivaspor.

Ish-futbollisti i Kukësit zhbllokooi ndeshjen në minutën e 64-t me nje goditje spektakolare nga distanca, megjithatë avantazhi i skuadrës nga Stambolli zgjati vetëm 15 minuta, pasi vendasit barazuan me Ulvestad.

Ky është barazimi i parë në 5 ndeshje për Istanbulspor, që ka grumbulluar vetëm 4 pikë, ndërsa sot në formacion luajti edhe Jetmie Topalli, krahas Valon Ethemit.

Pati minuta edhe për Sindrit Gurin, që erdhi nga stoli, por nuk ia doli të lërë gjurmë, ndërsa Kristal Abazaj mungoi për shkak pezullimi dhe Rroca vijon të jetë i dëmtuar./ Super Sport

Top Channel