Red Bull fiton në Monza, Verstappen prek titullin kampion

11/09/2022 19:17

Max Verstappen i Red Bull fiton Çmimin e Madh të Italisë, duke lënë Charles Leclerc në vend të dytë në garën e zhvilluar në “shtëpinë e Ferrarit”, në Monza.

George Russell i Mercedes zuri vendin e tretë, përpara Ferrarit të Carlos Sainz dhe Mercedesit të Lewis Hamilton.

Kjo garë ishtë një tjetër dështim për Ferrarin, që ashtu si shpesh këtë sezon, niset në pole, por dështon, ndërsa Verstappen bëri gjithçka në mënyrë perfekte, duke u nisur i shtati dhe rikuperuar 5 pozicione në dy xhiro, e më pas duke mbyllur garën i pari.

Në Singapor, nëse Verstappen fiton dhe Leclerc nuk merr pikë, atëherë holandezi i Red Bull shpallet matematikisht kampion bote për të dytin vit radhazi./ Super Sport

Top Channel