Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt
Trepça 89 ka siguruar një super fitore në transfertën ndaj Drenicës, në raundin e 6 të Superligës së Kosovës.
Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 24’ me Sekiraqa, ndërsa vetëm katër minuta më pas Mba dyfishoi rezultatin për ekipin e tij. Drenica u kundërpërgjigj në minutën 30’, me Koxy që realizoi golin e parë për vendasit.
Më pjesën e dytë do të realizoheshin edhe katër gola të tjerë, me Koxy që realizoi dopietë personale, por edhe për ekipin në minutën e 50’ dhe barazoi rezultatin. Megjithatë në minutën e 52’ Trepça 89 rimori situatën në kontroll dhe shënoi golin e tretë me Dushin, ndërsa në minutën e 90’ Mba realizoi dopietë personale dhe njëkohësisht golin e katërt për ekipin. Rezultati u vulos në minutën e 90+4’, me Gashin që shënoi golin e pestë për Trepça 89.
Pas këtij raundi Drenica renditet në vend të tetë me 5 pikë, teksa Trepça 89 në vend të 6 me po pesë pikë, por me një ndeshje më pak.
Ndërsa Malisheva-Dukagjini janë ndarë në paqe me barazimin 1-1 në këtë raund të elitës së futbollit kosovar. Ishin vendasit ata që realizuan të parët në minutën e 24’ me Shillovan. Ndërsa Dukagjini gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 79’ me Morinën.
Pas këtij raundi Malisheva renditet në vend të katërt me 7 pikë, teksa Dukagjini qëndron në vend të fundit me 2 pikë./ SuperSport
Top Channel