Haaland dhe marrëdhënia me Guardiolën: Më pëlqen se është maniak si unë!

10/09/2022 13:34

Erling Haaland nuk do të kishte ëndërruar për një start më të mirë me Manchester Cityn. Në shtatë ndeshjet e para me fanellën e The Citizens, bomberi norvegjez ka realizuar plot 12 gola duke thyer menjëherë rekorde në kampionatin anglez.

Megjithatë, vetë 22-vjçari nuk është i surprizuar për këtë fillim me Cityn, ndërsa tregon edhe raportin e tij me trajnerin Pep Guardiola. Haaland thekson se i pëlqen tekniku spanjoll pasi edhe ai është manjak si Guardiola.

I surprizuar për startin me Cityn- “Pak po, por nuk jam i shokuar sepse i njoh aftësitë e mia dhe të skuadrës me të cilën luaj. Kam shokë të shkëlqyer dhe luaj në një klub shumë të mirë. Adhuroj të luaj në Etihad Stadium, deri tani jemi argëtuar.

Raporti me Guardiolën? Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë sepse ai është një maniak i futbollit, ashtu si edhe unë. Të dy e duam shumë futbollin, ai është i çmendur dhe mua më pëlqen. Mendon gjithnjë se sit ë përmirësoj futbollistët, është pak i komplikuar dhe është e vështirë të adaptohesh me lojën e tij. Megjithatë, jam munduar të mësohem sa më shpejt sepse nuk mund të humbas kohë”, u shpreh Haaland.

Top Channel