Alaba: Për mua vetëm një nga lojtarët e rinj është super talent, një nga mesfushorët më të mirë në botë

10/09/2022 21:20

David Alaba nuk u ka kursyer lëvdatat ndaj Jude Bellingham dhe e quajti të riun “një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës në botë”.

“Sa i përket Bellinghamit si lojtar, mund të them se ai është një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës në botë. Dhe kjo në një moshë të re! Vetëm 19 vjeç, ai drejton ekipin, nuk fshihet dhe tashmë vendos ndeshjet me stilin e tij të lojës.”-tha Alaba për “Welt”.

Top Channel