
19/02 15:39
Sandro Tonali rinovon me Milan deri në 2027-ën. Mesfushori ka vendosur që tëjetë pjesë e “Djallit” edhe për pesë sezone të tjera.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Sandro Tonalit deri më 30 qershor 2027. Sandro, i cili iu bashkua Milanit në vitin 2020, është një simbol i vendosmërisë dhe ndjenjës së përkatësisë ndaj ngjyrave ‘kuqezi’”,-shkruan Milan.
Nga mediet italiane raportohet se mesfushori do të marrë tashmë më shumë se dyfishin e pagës që kishte, pra rreth 3 milionë euro në sezon, nga 1.2 milionë që fitonte më parë./ SuperSport
Top Channel