Katër ndeshje pa fituar ndaj Cadiz, Xavi: Dua hakmarrje, ja pse është e vështirë ndaj tyre

09/09/2022 18:15

Barcelona luan në transfertë ndeshjen e javës së pestë në La Liga teksa udhëton në fushën e Cadiz.

Dhe, historinë kundër, trajneri Xavi kërkon ta përdorë si një motivim për futbollistët e tij teksa shprehet se pret një hakmarrje futbollistike edhe pse thekson se ndaj Cadiz nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtari ende nuk ka marrë fitoren e parë dhe për më tepër akoma nuk ka gjetur golin e parë në këtë kampionat.

“Jemi shumë të përqëndruar tek Cadiz, nuk po mendojmë aspak për ndeshjen e radhës që është ndaj Bayern Munich. E kuptoj euforinë që rrethon ambinetin pas rezultateve pozitive, por është vetëm fillimi. Duhet të tregohemi të përulur dhe të mendojmë për të marrë maksimumin ndaj Cadiz që është një rival i vështirë.

Na i ka komplikuar punën në katër përballjet e fundit dhe besoj se është koha e duhur për një hakmarrje futbollistike. Ata nuk janë në një moment të mirë, nuk kanë fituar ende, nuk kanë shënuar akoma golin e parë, por kjo i bën edhe më shumë ambiciozë. Por, është një fushë e vështirë, një fushë ku fitohet kampionati”, u shpreh Xavi./ SuperSport

Top Channel