Jo vetëm Hamilton, edhe Verstappen niset i penalizuar në Monza

09/09/2022 20:35

Çmimi i Madh i Italisë është “pas dere” me skuderitë që tashmë kanë nisur provat e para në pistën e Monzës.

Ferrari kërkon paraqitjen fantastike në shtëpi, ndërsa mund të favorizohet edhe nga penalizimet e Mercedesit të Hamilton si dhe RedBullit të Max Verstappen.

Kështu, pas britanikut që do të niset nga fundi për shkak të ndryshimit të motorit, edhe piloti holandez, kampion i botës në fuqi, do ta startojë garën e së dielës me një penalizim prej pesë pozicionesh. SuperSport shkruan se kjo sepse mekanikët e RedBull kanë ndryshuar një pjesë në motorin e makinës së Verstappen me holandezin që mesa duket do të duhet të djersijë për të triumfuar në Itali dhe për t’u afruar gjithnjë e më shumë me titullin e dytë kampion.

Aktualisht, 24-vjeçari udhëheq renditjen e Botërorit me 310 pikë, ndërsa pas tij me një distancë prej 109 pikësh vjen Sergio Perez dhe Charles Leclerc.

Top Channel