Formula 1 zhvendoset në Itali, Hamilton niset i penalizuar në Monza

09/09/2022 08:21

Këtë fundjavë, Formula 1 zhvendoset në Itali në një nga pistat më legjendare të kampionatit, Monza. Max Verstappen do të kërkojë sërish suksesin për t’u afruar më tepër me titullin e dytë botëror ndërsa pritet edhe reagimi i Ferrarit në pistën e shtëpisë.

Nga ana tjetër, është edhe Mercedes-i që së fundmi ka ardhur në rritje. Megjithatë, piloti i saj, Leëis Hamilton niset i penalizuar pasi mekanikët e skuderisë gjermanë kanë vendosur t’i ndryshojnë motorin makinës së shtatë herë kampion të botës.

Do të jetë motori i katërt nga tre të lejuar që Mercedes ndryshon përgjatë sezonit në makinën e Hamilton dhe në këtë formë, britaniku do të niset nga prapavija me një garë që duhet ta zhvillojë në malore. Megjithatë, Hamilton shpreson te forca e motorit të ri për të mbërritur të paktën një nga pesë vendet e para në Çmimin e Madh të Italisë./ Super Sport

Top Channel