Befason Shkupi, kthen në stol trajnerin me të cilin u shpall kampion

09/09/2022 11:35

Shkupi kthen në stol Goce Sedloskin. Vendimi është marrë orët e fundit dhe është zyrtarizuar në kanalet zyrtare nëpërmjet një njoftimi të shkurtër.

Ndihmësi i parë do të jetë Arben Nuhiu. Gjithashtu në pozitën e kryetarit të klubit kthehet Suat Alija.

Ky zhvillim i ri dhe në dukej i papritur vjen pas dy humbjeve radhazi që skuadra nga Çairi pësoi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, përballë Bregalnicës (2-0) dhe Tikvesit (3-1)./ Super Sport

Top Channel