Arsenali, favorit për të fituar Europa League-n, ja skuadrat që e ndjekin

08/09/2022 12:30

Europa League është një garë mjaft prestigjioze në futbollit europian dhe shumë skuadra me emër dhe traditë kanë shansin për ta fituar këtë trofe.

Pastaj, siç u pa edhe sezonin e kaluar, në raundet e fundit nuk ka asgjë më pak se Championsi.

Favoriti për të fituar Europa League-n është Arsenali. “Topçinjtë” e kanë nisur Premier League-n me pesë fitore rresht dhe u ndalën nga Manchester United vetëm në raundin e gjashtë. Nëse dikush vendos bast për skuadrën e Mikel Artetas për triumfin përfundimtar në Europa League, shumë e vendosur do të kthehet e shumëzuar me 6.7.

Në vend të dytë shfaqet një tjetër skuadër nga Premier League: Manchester United. “Djajtë e Kuq” e nisën keq sezonin, por janë ngritur me katër fitore radhazi në Premier League dhe tani renditen të pestët. Suksesi i tyre në Europë kuotohet me koeficientin 8.5.

Pas skuadrave të Premier League-s vijnë ekipet e Serisë A. E treta në garë është Roma, e cila e ka koeficientin e suksesit 15. dhe është gjithmonë e rrezikshme… e aq më tepër me Mourinhon në krye. Me pas vjen Lazio me koeficientin 21.

 

Top Channel