Zbulohet arsyeja pas çorapeve të grisuara të talentit anglez, e “kopjon” edhe Saka

07/09/2022 08:58

Dortmund triumfoi në ndeshjen e fundit të Bundesliga teksa triumfoi në shtëpi me rezultatin 1-0, ndaj Hoffenheim.

Ato ishin të grisura në pjesën e pasme dhe tifozët e gjermanëve menjëherë u shqetësuan nëse diçka e tillë ishte bërë prej ndërhyrjeve të lojtarëve kundërshtarë.

SuperSport shkruan se megjithatë, ky model i çuditshëm në fakt ishte një zgjidhje e vetë fantazistit anglez, teksa çorapet e grisura në pjesën e pasme lirojnë tensionin në fundin e këmbës dhe në këtë formë, ulet rrisku i një dëmtimi.

Në fakt, diçka e tillë nuk është një sekret dhe Bellingham nuk është i vetmi që e aplikon, pasi edhe Bukayo Saka i Arsenal shpesh zbret në fushë me çorapet e grisura si një mënyrë për të mos ushtruar tepër presion në pulpa.

Top Channel