Te PSG ka vetëm një “GOAT”, po Mbappe dhe Neymar?

07/09/2022 09:10

Kamerave dhe syrit të tifozëve nuk iu shpëton asnjë detaj teksa një nga episodet më interesante është regjistruar para se të niste ndeshja mes PSG dhe Juventus në Champions League.

Ashtu siç edhe dihet, prej startit të këtij sezoni, klubi francez është në bashkëpunim me një kompani online të bluzave të quajtur GOAT.

Por, një term i tillë në futboll lidhet edhe me atë që konsiderohet si “Më i Madhi i të Gjithë Kohërave”, ndërsa sigurisht ishte ngacmues fakti që termi GOAT më në fund do të vendosej në krahun e Lionel Messit apo edhe yjeve të tjerë të parisienëve si Mbappe e Neymar.

Gjithsesi, në nxehmjen e zakonshme para sfidës me Juventus, termi “GOAT” ishte stampuar vetëm në krahun e bluzes së Messit dhe të asnjë lojtari tjetër të PSG. Një episod që ka “ngacmuar” mbështetësit e argjentinasit, të cilët edhe njëherë kanë theksuar se më i miri në botën e futbollit vijon të jetë Lionel Messi pavarësisht se në skenë kanë dalë yje të rinj si Mbappe apo Haaland./ Super Sport

Top Channel