E mbylli me PSG-në, gjigantët turq zyrtarizojnë Mauro Icardin

07/09/2022 22:40

Ishte çështje kohe që transferimi të bëhej zyrtar. Klubi turk i Galatasaray-t ka zyrtarizuar huazimin e Muaro Icardit nga PSG.

Marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve u arrit këtë të mërkurë, me futbollistin që ka marrë menjëherë avionin drejt Stambollit.

Drejtuesit e të dyja skuadrave kishin kohë që po punonin për këtë transferim dhe më në fund mbërriti dhe “tymi i bardhë”.

Në fakt, gjigantët nga Stambolli po tregohet të papërmbajtshëm në këto ditë të fundit të merkatos verore. Pritet që në formë huazimi në Stamboll, te verdhekuqtë, të transferohet edhe sulmuesi dardan, Milot Rashica.

Top Channel