UEFA merr shembull Tiranën/ Ceferin thekson përsosmërinë e organizimit të finales së Conference League

06/09/2022 15:35

UEFA ka organizuar Konferencën Vjetore të Sigurisë “Sharing the Stage”, që këtë vit u mbaj në Stamboll të Turqisë.

Ky event i UEFA-s zhvillohet një herë në vit para nisjes së sezonit të ri futbollistik me objektivin e shkëmbimit të informacioneve mbi praktikat më të mira, ndërmjet oficerëve të sigurisë së klubeve dhe policisë dhe përgatitjet për ato që na presin më tej.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 440 pjesëmarrës nga të 55 vendet e Evropës. Nga Shqipëria në këtë aktivitet morën pjesë Armando Mandro, Oficeri i Sigurisë në FSHF si dhe Agron Çeli, Shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Shtetit dhe Pika Kombëtare e Shkëmbimit të Informacionit për Ndeshjet e Futbollit, NFIP Albania.

Konferenca u përshëndet nga Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin i cili pas vëmendjes së madhe që i dha problemeve me organizimin e finales s ë Champions Leagues në Paris, theksoi me superlativa mënyrën e organizimin të finales së Conference League, dhe punë së bërë nga të gjithë partnerët shqiptarë për këtë ndeshje. Një organizim që siç theksoi presidenti i UEFA-s i hap rrugën Shqipërisë për pritjen e eventeve të tjera.

Top Channel