Eliminimi në US Open zhgënjen Nadal: Nuk e di kur kthehem, do merrem me jetën!

06/09/2022 20:45

Rafael Nadal u eliminua në raundin e katërt të US Open nga tenisti i shtëpisë, amerikani Frances Tiafoe.

Pas eliminimit, Nadal nuk e fshehu zhgënjimin ndërsa theksoi se i duhej të shkëputej një periudhë nga tenisi për t’u marrë me gjërat e rëndësishme në jetë si shtatzania e gruas së tij, ndërsa shtoi se do të rikthehet vetëm kur të ndjehet gati në aspektin psikologjik.

“Siç mund ta merrni me mend, në këtë moment është pak e vështirë për mua të imagjinoj si do të jetë e ardhmja. Ajo çfarë unë duhet të bëj tani, është të kthehem në shtëpi sepse kam gjëra shumë më të rëndësishme se tenisi për t’u marrë.

Muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë dhe tani mendja ime është vetëm që shtatzania e gruas sime të shkoj mirë dhe djali të jetë i shëndetshëm. Duhet të kthehem në shtëpi dhe të kujdesem për jetën, ndaj nuk e di kur mund të rikthehem. Duhet të jem gati nga ana psikologjike dhe kur të ndjehem gati do të rikthehem”, u shpreh Nadal./ Super Sport

Top Channel