Autoritetet britanike bllokojnë rikthimin e sulmuesit në Premier League, Wolves ka edhe planin B

06/09/2022 16:04

Wolverhampton ishte në kërkim të një sulmuesi dhe ia doli ta gjente atë edhe pse merkato tashmë është mbyllur. Anglezët kishin akord me Diego Costën i cili duke qenë një lojtar i lirë mund të transferohej tek “Ujqërit” pa asnjë problem.

Gjithsesi, Costa dhe Wolverhampton nuk dorëzohen dhe pritet që ta apelojnë këtë vendim në mënyrë që më pas të vijë edhe firma në kontratë.

Nga ana tjetër, te Wolves po marrin masat që të mos mbesin duarbosh dhe në rast se Costa nuk firmos, atëherë “Ujqërit” do të tentojnë marrëveshjen me ish-lojtarin e Liverpool, Andy Carroll.

Top Channel